Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Aktivizimi ose planifikimi i një Focus në iPhone

Për të përdorur një Focus, mund ta aktivizoni atë drejtpërdrejt në Control Center ose ta planifikoni që të aktivizohet automatikisht.

Aktivziimi i Focus në Control Center

  1. Hapni Control Center, prekni Focus dhe më pas prekni Focus që dëshironi të aktivizoni (p.sh. Do Not Disturb).

    Shënim: Nëse një Focus tjetër është tashmë aktiv, ai çaktivizohet kur prekni një Focus të ri.

    Control Center që tregon opsionet e Focus, me butonat për të caktuar kohëzgjatjen e opsioneve të Focus.
  2. Për të zgjedhur një pikë përfundimi për Focus, prekni butonin Do Not Disturb, zgjidhni një opsion (si p.sh. “For 1 hour” ose “Until I leave this location”) dhe më pas prekni përsëri butonin Do Not Disturb.

    Ekrani për zgjedhjen e kohëzgjatjes së lënies aktive të Do Not Disturb - opsionet janë “For 1 hour,” “Until this evening” dhe “Until I leave this location.”

Kur një Focus është aktiv, ikona e tij (p.sh. butoni Do Not Disturb për Do Not Disturb) shfaqet në shiritin e statusit dhe në Lock Screen dhe statusi juaj shfaqet automatikisht në aplikacionin Messages. Njerëzit që përpiqen t'ju dërgojnë një mesazh do të shikojnë që i keni vendosur në heshtje njoftimet, por ata prapë mund t'ju njoftojnë përsëri nëse ka diçka urgjente.

Shënim: Mund ta aktivizoni ose ta çaktivizoni po ashtu një Focus duke shkuar te Settings  > Focus, duke trokitur te Focus dhe duke e aktivizuar më pas atë.

Planifikoni aktivizimin ose çaktivizimin e një Focus

Mund ta planifikoni një Focus që të aktivizohet në orare të caktuara, kur jeni në një vend të caktuar ose kur hapni një aplikacion specifik.

  1. Shkoni te Settings  > Focus, pastaj prekni Focus që dëshironi të planifikoni.

    Nëse një orë shfaqet nën Set a Schedule, mund ta prekni për të caktuar një orar për aktivizimin dhe çaktivizimin e Focus.

  2. Që Focus të aktivizohet automatikisht bazuar në sinjalet si vendndodhja juaj ose përdorimi i aplikacionit, prekni Smart Activation, aktivizoni Smart Activation dhe më pas prekni butonin Back në pjesën e sipërme majtas.

  3. Prekni Add Schedule, më pas caktoni oraret, vendndodhjen ose aplikacionin që dëshironi të aktivizoni në Focus.

Shënim: Kur konfiguroni një Sleep Focus, ai ndjek orarin e gjumit që keni caktuar në aplikacionin Health. Për të shtuar ose modifikuar një orar gjumi, prekni Open Sleep te Health. Shikoni Shtoni ose ndryshoni oraret e gjumit në Health. Mund të ndryshoni po ashtu orarin e ardhshëm të gjumit dhe orarin e zgjimit. Shikoni Caktoni një alarm te Clock.

Aktivizimi ose çaktivizimi i Focus me Siri

Mund të përdorni Siri për të aktivizuar ose çaktivizuar një Focus.

Siri: Thoni diçka si: “Turn on the Work Focus,” ose “Turn off the Work Focus.” Mësoni si të përdorni Siri.

Çaktivizimi i Focus

Kur të mbaroni me përdorimin e Focus, mund ta çaktivizoni me shpejtësi atë për të lejuar përsëri njoftimet. Pasi ta çaktivizoni një Focus, ai do të shfaqet përsëri në Control Center dhe mund të përdoret përsëri.

  1. Kryeni një nga më poshtë:

    • Prekni dhe mbani shtypur ikonën e Focus në Lock Screen.

    • Hapni Control Center dhe më pas prekni Focus.

  2. Prekni Focus që është aktiv për ta çaktivizuar.

Fshirja e një Focus

Kur nuk keni më nevojë për një Fokus që keni konfiguruar, mund ta fshini atë.

  1. Shkoni te Settings  > Focus.

  2. Prekni Focus, lëvizni në fund të ekranit dhe më pas prekni Delete Focus.

Nëse fshini një Focus të dhënë, duhet ta konfiguroni përsëri atë duke shkuar te Settings > Focus dhe duke prekur më pas butonin Add.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.