Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndryshoni cilësimet e Freeform në iPhone

Mund të personalizoni cilësimet për aplikacionin Freeform

Aktivizoni ose çaktivizoni rrjetën e pikave të sfondit

Mund të shfaqni një rrjetë pikash gri në panelin tuaj, e cila ju lejon të shikoni me më shumë lehtësi nëse artikujt rreshtohen.

  1. Shkoni tek aplikacioni Freeform në iPhone.

  2. Hapni një panel ose prekni butonin New Board për të filluar një të ri.

  3. Prekni butonin View Options dhe më pas prekni Hide Grid ose Show Grid.

Përputhni artikujt në rrjetën e sfondit

Mund t'i bëni skajet dhe pikat të përputhen me pikën më të afërt në rrjetë ndërsa ndryshoni madhësinë ose lëvizni një artikull.

  1. Shkoni te Settings  > Apps > Freeform.

  2. Aktivizoni Snap to Grid.

Gjithashtu mund të përdorni këto cilësime kur jeni duke punuar në një panel. Prekni butonin More, prekni Alignment Settings, më pas prekni Snap to Grid.

Aktivizoni ose çaktivizoni udhëzuesit e përputhjes

Mund të përdorni udhëzuesit e përputhjes për t'ju ndihmuar të vendosni artikujt me më shumë saktësi. Kur udhëzuesit janë aktivë, ata shfaqen kur zvarritni një artikull në një panel dhe ai drejtvendoset me një artikull tjetër.

  1. Shkoni te Settings  > Apps > Freeform.

  2. Aktivizoni ose çaktivizoni një nga më poshtë:

    • Center Guides: Këto shfaqen kur përputhen pikat e mesit të artikujve.

    • Edge Guides: Këto shfaqen kur përputhen skajet e artikujve.

    • Spacing Guides: Këto shfaqen kur tre ose më shumë artikuj janë në distanca të barabarta në një vijë.

Gjithashtu mund të përdorni këto cilësime kur jeni duke punuar në një panel. Prekni butonin More, prekni Alignment Settings dhe më pas aktivizoni udhëzuesit që dëshironi të përdorni. Ose çaktivizojini nëse nuk dëshironi që të shfaqen ndërsa lëvizni artikujt pranë njëri-tjetrit në panel.

Merrni sugjerime matematikore

Mund të zgjidhni se si dëshironi që telefoni juaj iPhone t'i përgjigjet problemeve matematikore që futni.

  1. Shkoni te Settings  > Apps > Freeform.

  2. Prekni Math Results dhe më pas zgjidhni një nga sa vijon:

    • Nëse dëshironi që të zgjidhen automatikisht problemet: Zgjidhni Insert Results. (Përgjigja shfaqet me shkrim që përputhet me tuajën.)

    • Nëse dëshironi që sugjerimet të shfaqen: Zgjidhni Suggest Results. (Shfaqet një buton Solve që, kur preket, shton përgjigjen me shkrim që përputhet me tuajën.)

    • Nëse nuk dëshironi të shikoni rezultate matematikore: Zgjidhni Off.

Gjithashtu mund të përdorni këto cilësime kur jeni duke punuar në një panel. Prekni butonin More dhe më pas prekni Math Results.

Menaxhoni cilësimet e ndarjes

Ju mund të ndryshoni aksesin dhe lejet për individët ose për të gjithë pasi të keni filluar të ndani një panel.

  1. Shkoni tek aplikacioni Freeform në iPhone.

  2. Hapni panelin, cilësimet e ndarjes të së cilit dëshironi të ndryshoni.

  3. Prekni butonin Collaborate.

    Shfaqet një listë e pjesëmarrësve që tregon se kush po punon në panel.

  4. Prekni Manage Shared Board, më pas bëni një nga sa vijon:

    • Kyçni panelin për modifikimet: Prekni Share Options dhe më pas prekni "View only”.

      Shënim: Nëse nuk dëshironi që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të ftojnë të tjerë, zgjidhni “Only people you invite” dhe “Only you can add people.”

    • Jepni akses për modifikim: Prekni Share Options dhe më pas prekni “Can make changes”.

    • Ndryshoni aksesin dhe lejet në mënyrë individuale: Prekni emrin e një pjesëmarrësi dhe më pas rregulloni cilësimet e tij.

    • Ftoni të tjerët me një lidhje: Prekni Share Options, prekni “Anyone with the link”, prekni butonin Back dhe më pas prekni Copy Link.

      Shënim: Çdo person mund ta kopjojë lidhjen për t'ua dërguar të tjerëve, por nëse zgjidhni “Only people you invite”, atëherë vetëm ata që janë ftuar të hapin panelin mund ta përdorin lidhjen. Nëse nuk dëshironi që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të ftojnë të tjerë, zgjidhni “Only people you invite” dhe “Only you can add people.”

Këshillë: Ju gjithashtu mund të menaxhoni çdo panel që keni ndarë më parë gjatë shfletimit tek All Boards. Prekni dhe mbani miniaturën ose emrin dhe më pas prekni Manage Shared Board.

Ruani panelet e Freeform në iCloud

  1. Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud.

  2. Prekni See All dhe më pas aktivizoni Freeform.

Për të bërë kopje rezervë pa përdorur iCloud, shikoni artikullin Rreth kopjeve rezervë të enkriptuara në iPhone, iPad ose iPod touch tek Apple Support.

Renditni panelet tuaja

  1. Shkoni tek aplikacioni Freeform në iPhone.

  2. Prekni butonin More, pastaj bëni një nga më poshtë:

    • Për të parë më shumë panele në të njëjtën kohë (me miniatura më të vogla): Prekni List.

    • Për t'i renditur panelet në mënyrë alfabetike (në vend të kohës së përditësimit të fundit): Prekni Sort by Name:

    • Kategorizoni panelet sipas kohës kur janë hapur për herë të fundit: Kur shikoni All Boards, prekni Sort by Date dhe më pas prekni Use Groups.

    • Kategorizoni panelet sipas pronarit të panelit: Kur shikoni Shared boards, prekni Use Groups.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.