Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Filloni me Freeform në iPhone

Aplikacioni Freeform ju jep një kanavacë të pafund për krijimtarinë. Bashkoni gjithçka, duke përfshirë fotografitë, vizatimet, lidhjet dhe skedarët. Dhe ftoni të tjerët të punojnë me ju.

iPhone me aplikacionin Freeform të hapur. Paneli përfshin shkrimin e dorës, tekstin, vizatime, forma, fotografi, video, shënime ngjitëse, lidhje dhe skedarë të tjerë.

Mblidhni lirisht idetë

Mund të vendosni thuajse çdo lloj skedari në një panel të Freeform, një tabelë e bardhë në internet, pa u shqetësuar për strukturat ose madhësitë e faqeve. Për të krijuar një panel, prekni butonin New Board.

Aplikacioni Freeform që tregon dikë që po ndiqet, me pamjen, avatarin dhe artikullin e zgjedhur të shënuar në ngjyrë vjollcë.

Bashkëpunoni me të tjerët

Prekni butonin Share Board për të ftuar njerëzit të fillojnë të punojnë së bashku në kohë reale në një panel. Mund të shtoni shënime ngjitëse me butonin Add Sticky Note për të kryer një seancë rrahjeje idesh ose për të dhënë komente.

Një telefon iPhone me aplikacionin Freeform dhe menynë e veglave të vizatimit të hapura. Paneli përfshin shkrim dore dhe vizatime.

Bëhuni krijues me veglat e vizatimit

Prekni butonin Drawing and Handwriting për të filluar të vizatoni. Rregulloni trashësinë e vijës, transparencën, ngjyrën etj. dhe afroni ose largoni gishtat për të zmadhuar dhe zvogëluar kur punoni.

Një Mac, iPad dhe iPhone me të njëjtin panel të Freeform të hapur.

Filloni në iPhone, vazhdoni të punoni në iPad ose Mac

Panelet e Freeform që ruani në iCloud, dhe çdo ndryshim që bëni në to, qëndrojnë të përditësuara në të gjitha pajisjet tuaja Apple kur jeni identifikuar me të njëjtën Apple Account. Për të përdorur iCloud me Freeform, shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud > See All (nën seksionin Saved to iCloud) dhe më pas aktivizoni Freeform.

Dëshironi të mësoni më shumë?

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.