Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Njohja e tingujve me iPhone

Telefoni juaj iPhone mund të dëgjojë vazhdimisht për tinguj të caktuar, si p.sh. zilja e derës, sirena ose një fëmijë që qan, dhe t'ju njoftojë kur i njeh këta tinguj.

Shënim: Mos u mbështetni tek iPhone për të dalluar tinguj në rrethana ku mund të lëndoheni ose dëmtohen, në situata urgjence ose me rrezik të lartë ose për navigimin.

Konfigurimi i Sound Recognition

  1. Shkoni te Settings  > Accessibility > Sound Recognition, pastaj aktivizoni Sound Recognition.

  2. Prekni Sounds, pastaj aktivizoni tingujt që dëshironi të dallojë iPhone.

Këshillë: Për ta aktivizuar ose çaktivizuar shpejt Sound Recognition, shtojeni te Control Center.

Shtoni një alarm, pajisje ose zile dere të personalizuar

Mund ta konfiguroni po ashtu telefonin iPhone që të njohë një alam të personaliuzuar, një pajisje ose një zile dere nëse nuk njihen automatikisht.

  1. Shkoni te Settings  > Accessibility > Sound Recognition > Sounds.

  2. Prekni Custom Alarm ose Custom Appliance ose Doorbell dhe më pas vendosni një emër.

  3. Kur alarmi, pajisja ose zilja e derës të jetë gati, vendoseni iPhone pranë tingullit dhe minimizoni zhurmën e sfondit.

  4. Prekni Start Listening dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.