Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtimi i Siri Shortcuts në iPhone

Aplikacionet ofrojnë shkurtore për gjërat që bëni shpesh. Mund ta përdorni Siri për t'i nisur këto shkurore me anë të zërit tuaj.

Disa aplikacione kanë Siri Shortcuts të konfiguruara automatikisht. Mund të krijoni shkurtoret tuaja.

Shtimi i një shkurtoreje të sugjeruar

Prekni Add to Siri kur shikoni një sugjerim për një shkurtore dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran për të regjistruar një shprehje të zgjedhjes suaj që ekzekuton shkurtoren.

Mund të përdorni po ashtu aplikacionin Shortcuts për të krijuar një shkurtore të re që përdor Siri-n, ose për të menaxhuar, regjistruar përsëri ose fshirë shkurtoret ekzistuese të Siri Shortcuts. Shihni Udhëzuesi i përdorimit të Shortcuts.

Përdorimi i një shkurtoreje

Aktivizoni Siri-n dhe më pas shqiptoni shprehjen për shkurtoren. Shikoni Përdorni Siri.

Sipas rutinave tuaja dhe mënyrës se si i përdorni aplikacionet, Siri ju sugjeron edhe shkurtore për ekranin Home Screen, Lock Screen si dhe kur filloni një kërkim. Për të çaktivizuar sugjerimet e shkurtoreve për një aplikacion, shikoni Ndryshimi i cilësimeve të Siri-t në iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.