Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Filloni me Journal në iPhone

Aplikacioni Journal e bën të lehtë të mësoni zakonin e mbajtjes së një ditari. Sugjerimet për ditarin i grupojnë në mënyrë inteligjente shëtitjet, fotografitë, stërvitjet etj. për t'ju ndihmuar të mbani mend dhe të reflektoni mbi përvojat tuaja. Mund të shtoni fotografi, video, audio si dhe gjendjen tuaj aktuale mendore. Shikoni seritë tuaja të shkrimeve dhe statistika të tjera me kalimin e kohës dhe përdorni pamjen e kalendarit dhe veçorinë e kërkimit për të gjetur me shpejtësi regjistrimet e kaluara. Mund ta kyçni po ashtu ditarin tuaj që të mund ta përdorni vetëm ju me anë të Face ID, Touch ID ose kodin tuaj të kalimit.

Ekrani i mirëseardhjes për aplikacionin Journal.

Konfiguroni Journal

Herën e parë që hapni Journal, ndiqni udhëzimet në ekran për të aktivizuar dhe personalizuar sugjerimet për mbajtjen e ditarit.

Ekrani për hartimin e një regjistrimi në ditar me fotografi në krye dhe një kërkesë për t'ju ndihmuar të filloni të shkruani.

Krijoni një regjistrim në ditar

Prekni butonin Compose dhe më pas prekni New Entry ose zgjidhni nga sugjerimet e personalizuara bazuar në shëtitjet tuaja të fundit, muzika, stërvitjet etj. Filloni të shkruani ose diktoni dhe shtoni më shumë detaje, si p.sh. fotografi, audio dhe vendndodhje.

Një ekran që tregon regjistrimet në ditar me butonin Search në krye djathtas.

Rishikoni regjistrimet e ditarit tuaj

Lëvizni nëpër ditar për të parë regjistrimet e mëparshme. Për të parë vetëm lloje të caktuara regjistrimesh, prekni butonin Search, më pas zgjidhni një kategori si psh. Photos ose Conversations dhe më pas futni tekstin për të kërkuar në regjistrimet tuaja. Për të gjetur regjistrimet për një ditë të caktuar, prekni butonin Calendar, më pas prekni një datë në kalendar.

Një ekran që ju kërkon të përdorni Face ID për të shkyçur ditarin tuaj.

Mbajeni ditarin tuaj privat

Mbrojeni ditarin tuaj që të mund ta përdorni vetëm ju me anë të Face ID, Touch ID ose kodin tuaj të kalimit.

Dëshironi të mësoni më shumë?

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.