Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Krijimi i fjalëkalimeve për faqe interneti dhe aplikacione në iPhone

Kur regjistroheni në shërbime në faqe interneti apo aplikacione, mund t'ia lini iPhone krijimin e fjalëkalimeve të forta për shumë prej llogarive tuaja ose mund të krijoni fjalëkalimet tuaja. iPhone i ruan fjalëkalimet në iCloud Keychain dhe i plotëson automatikisht për ju, që të mos ju duhet t'i mbani mend. Nëse përdorni të njëjtin fjalëkalim për më shumë se një llogari, iPhone jua raporton që ta ndryshoni.

Shënim: Që iPhone të ketë mundësi të krijojë e të ruajë fjalëkalime duhet të aktivizoni iCloud Keychain. Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud > Keychain.

Krijimi i një fjalëkalimi për një llogari të re

  1. Tek ekrani i llogarisë së re për faqen e internetit apo aplikacionin, vendosni një emër për llogarinë e re.

    Për faqet dhe aplikacionet e mbështetura, iPhone sugjeron një fjalëkalim të veçantë e të vështirë.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Zgjedhja e fjalëkalimit të sugjeruar: Prekni Use Strong Password.

    • Krijimi i fjalëkalimit tuaj: Prekni Choose My Own Password.

  3. Për t'i lejuar më vonë iPhone që t'ju plotësojë automatikisht fjalëkalimet, prekni Yes kur t'ju kërkohet nëse doni ta ruani fjalëkalimin.

Plotësimi automatik i një fjalëkalimi të ruajtur

  1. Në ekranin e identifikimit për faqen e internetit apo aplikacionin, prekni fushën e emrit të llogarisë.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Prekni te llogaria e sugjeruar në fund të ekranit ose pranë kreut të tastierës.

    • Prekni butoni Password AutoFill, prekni Other Passwords, pastaj prekni një llogari.

    Fjalëkalimi plotësohet automatikisht. Për të parë fjalëkalimin, prekni butoni Show Password Text.

Për të vendosur një llogari apo fjalëkalim që nuk është ruajtur, prekni butoni Keyboard në ekranin e identifikimit.

Shfaqja e fjalëkalimeve të ruajtura

Pyet Siri. Thoni diçka si: “Show me my passwords”. Mësoni si të pyesni Siri-n.

Për të parë fjalëkalimin për një llogari, prekeni.

Fjalëkalimet mund dhe t'i shihni pa pyetur Siri-n. Kryeni një nga më poshtë, pastaj prekni një llogari për t'i parë fjalëkalimin:

  • Shkoni te Settings  > Passwords & Accounts > Website & App Passwords.

  • Në ekranin e identifikimit, prekni butoni Password AutoFill, pastaj prekni Other Passwords.

Ndryshimi i fjalëkalimit të dobët

  1. Shkoni te Settings  > Passwords & Accounts > Website & App Passwords.

    Fjalëkalimet e dobëta evidentohen me Reused Password Warning.

  2. Prekni çdo llogari të evidentuar me Reused Password Warning.

    Një mesazhe ju shpjegon se çfarë e bën të dobët fjalëkalimin.

  3. Prekni Change Password, pastaj ndryshoni fjalëkalimin e faqes së internetit apo të aplikacionit.

Parandalimi i plotësimit automatik të fjalëkalimeve nga iPhone

Shkoni te Settings  > Passwords & Accounts, pastaj çaktivizoni AutoFill Passwords.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.