Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ruajtja e artikujve te News në iPhone

Te aplikacioni News , mund të ruani artikuj për t'i lexuar më vonë, në linjë ose jashtë linje.

Ruajtja e një historie

Kur lexoni një artikull, prekni butoni Share, rrëshqisni lart, pastaj prekni Save Story.

Për të lexuar një artikull të ruajtur, prekni Following, rrëshqisni lart, prekni Saved Stories, pastaj prekni artikullin. Për të fshirë një artikull të ruajtur, rrëshqitni artikullin majtas.

Kontrolli dhe modifikimi i historikut të leximit

Prekni Following, prekni History, pastaj kryeni një nga më poshtë:

  • Leximi i një artikulli: Prekni artikullin.

  • Fshirja e një artikull: Rrëshqiteni artikullin majtas.

  • Heqja e historikut tuaj të leximit: Prekni Clear, pastaj prekni Clear History.

  • Heqja e informacionit të përdorur për krijimin e rekomandimeve: Prekni Clear, pastaj prekni Clear Recommendations.

  • Spastrimi i gjithçkaje: Prekni Clear, pastaj prekni Clear All.

    Historiku juaj i News, informacioni i rekomandimeve, artikujt e ruajtur dhe historitë me audio dhe edicionet e shkarkuara ju hiqen nga të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID.

    Shënim: Titujt e artikujve mbeten te Saved Stories, por duhet të jeni në internet për t'i lexuar artikujt.

    Nëse i spastroni rekomandimet dhe është aktiv Show Siri Suggestions in App te Settings  > News > Siri & Search, rekomandimet spastrohen sipas përdorimit në Safari dhe në aplikacione, si dhe sipas shprehive tuaja të leximit te News. Për të penguar sugjerimet e artikujve nga News sipas përdorimit të Safari dhe të aplikacioneve tuaja, çaktivizoni Show Siri Suggestions in App.

Kur spastroni historikun, rivendoset edhe identifikuesi i përdorur nga Apple News për raportimin e statistikave te publikuesit e lajmeve. Identifikuesin mund ta rivendosni në çdo çast duke shkuar te Settings > News, pastaj duke aktivizuar Reset Identifier.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.