Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shfletimi privat në internet te Safari në iPhone

Mund t'i rregulloni cilësimet tek aplikacioni Safari për t'i mbajtur private aktivitetet tuaja të shfletimit dhe për t'u mbrojtur nga faqet keqdashëse.

Kontrollimi i cilësimeve të privatësisë dhe të sigurisë për Safari

Shkoni te Settings  > Safari, pastaj poshtë Privacy & Security, aktivizoni ose çaktivizoni cilëndo nga më poshtë:

  • Prevent Cross-Site Tracking: Si parazgjedhje, Safari kufizon kukit dhe të dhënat nga palët e treta. Çaktivizojeni këtë opsion për të lejuar gjurmimin midis faqeve.

  • Block All Cookies: Aktivizojeni këtë opsion për t'u parandaluar faqeve të internetit shtimin e skedarëve të personalizimit në iPhone tuaj. (Për të hequr skedarët e personalizimit që janë tashmë në iPhone, shkoni te Settings > Safari > Clear History and Website Data.)

  • Fraudulent Website Warning: Safari shfaq një paralajmërim nëse po vizitoni një faqe të dyshuar mashtruese në internet. Çaktivizojeni këtë opsion nëse nuk doni të paralajmëroheni për faqe mashtruese.

  • Kontrolli për Apple Pay: Faqet që përdorin Apple Pay mund të kontrollojnë për të parë nëse e keni të aktivizuar Apple Pay në pajisjen tuaj. Çaktivizojeni këtë opsion për t'u penguar faqeve të internetit që të kontrollojnë nëse keni Apple Pay.

Kur vizitoni me Safari një faqe interneti që nuk është e sigurt, në fushën e kërkimit të Safari shfaqet një paralajmërim.

Spastrimi i historikut dhe i të dhënave të shfletimit

Shkoni te Settings > Safari > Clear History and Website Data.

Vizitat te faqet e internetit pa krijuar një historik

Prekni butoni Pages, pastaj prekni Private.

Ndërsa është aktiv Private Browsing Mode, sfondi Safari është i zi në vend që të jetë i bardhë, dhe faqet që vizitoni në internet nuk shfaqen te History në iPhone ose në listën e skedave në pajisjet tuaja të tjera.

Për të fshehur faqet dhe për të dalë nga Private Browsing Mode, prekni butoni Pages, pastaj prekni sërish Private. Faqet e internetit shfaqen sërish herën tjetër që përdorni Private Browsing Mode.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.