Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Rindizni iPhone

Nëse iPhone nuk po punon në rregull, provoni ta rindizni.

Fikja e ndezja e iPhone

  1. Për ta fikur iPhone, kryeni një nga më poshtë:

    • Në iPhone me Face ID: Njëkohësisht shtypni e mbani butonin anësor ose një prej butonave të volumit derisa të shfaqen niveluesit, pastaj tërhiqni niveluesin e sipërm.

    • Në iPhone me buton Home: Shtypni e mbani butonin anësor ose butonin Gjumë/Zgjim (në varësi të modelit tuaj) më pas tërhiqni niveluesin.

    • Të gjitha modelet: Shkoni te Settings  > General > Shut Down, pastaj tërhiqni niveluesin.

    Ilustrimet e tri lloje modelesh të iPhone, të gjitha me ekranet për lart. Ilustrimi në të majtë tregon butonat e ngritjes dhe të uljes së volumit në anën e majtë të pajisjes. Butoni anësore shfaqet në të djathtë. Ilustrimi i mesit tregon butonin anësor në të djathtë të pajisjes. Ilustrimi i djathtë tregon butonin Gjumë/Zgjim në krye të pajisjes.
  2. Për të ndezur iPhone sërish, shtypni e mbani butonin anësor ose butonin Gjumë/Zgjim (në varësi të modelit tuaj) derisa të shfaqet logoja e Apple.

Nëse nuk mund ta fikni dhe ta ndizni iPhone, provoni ta detyroni të riniset.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.