Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Nisja me News në iPhone

Aplikacioni News grumbullon të gjithë artikujt që dëshironi të lexoni, nga burimet tuaja të preferuara, rreth temave që ju interesojnë më shumë. Për të personalizuar News, mund të zgjidhni nga një përzgjedhje publikimesh (të quajtura kanale) dhe temash si Entertainment, Food dhe Science.

Sa më shumë të lexoni, aq më shumë i kupton interesat tuaja News. Siri mëson se çfarë është e rëndësishme për ju dhe sugjeron artikujt që mund t’ju pëlqejnë. Ju mund të merrni gjithashtu njoftime rreth artikujve të rëndësishëm nga kanalet që ndiqni.

Mund dhe të abonoheni tek Apple News+, që përmban qindra revista, gazeta në emër dhe botues cilësorë të përmbajtjeve elektronike.

Aplikacionet News dhe Apple News+ nuk ofrohen në të gjitha shtetet, rajonet apo gjuhët.

Shënim: Ju nevojitet një lidhje Wi-Fi ose celulare për të përdorur News.

Personalizimi i lajmeve tuaja

Kur ndiqni një kanal ose temë, artikujt e ngjashëm shfaqen më shpesh në buletinin Today, dhe kanali ose tema shfaqet nën skedën Following.

  1. Hapni News për herë të parë, prekni Following, pastaj prekni butoni Follow në krah të temave që dëshironi të ndiqni.

    Nëse ka kanale apo tema që nuk dëshironi t'ju shfaqen në buletin, prekni butoni More për t'i bllokuar ose për të ndaluar sugjerimin e tyre nga News.

    Kur bllokoni një kanal ose temë, artikujt përkatës nuk shfaqen në buletinin Today ose në miniaplikacionin News, por do të shfaqen mes kanaleve dhe temave të bllokuara kur prekni Following > Blocked Channels & Topics.

  2. Prekni Discover Channels & Topics në fund të ekranit, pastaj prekni butoni Follow për secilin kanal dhe temë që dëshironi të ndiqni.

Për të ndaluar ndjekjen e një kanali apo teme, rrëshqisni për majtas, pastaj prekni Unfollow.

Për të ndjekur me lehtësi kanale dhe tema të caktuara, prekni fushën e kërkimit në krye të ekranit, vendosni emrin e kanalit apo të temës, pastaj prekni butoni Follow te rezultatet poshtë.

Marrja e njoftimeve

Disa kanale që ndiqni mund t’ju dërgojnë njoftime rreth artikujve të rëndësishëm.

  1. Prekni Following, rrëshqitni në fund të ekranit, pastaj prekni Notifications & Email (iOS 13.6) ose Notifications (versionet më të reja) poshtë titullit Manage.

  2. Aktivizoni njoftimet për kanalet tuaja të preferuara.

Nëse abonoheni tek Apple News+, mund të zgjidhni marrjen e njoftimeve kur qarkullojnë edicionet e reja.

Marrja e buletineve të Apple News

Mund të zgjidhni që të merrni buletinet në kutinë hyrëse të emailit nga historitë kryesore të redaktorëve në Apple News. Me iOS 13.6 ose një version të mëvonshëm, buletinet mund të personalizohen në bazë të interesave tuaja.

  1. Prekni Following, rrëshqitni në fund të ekranit, pastaj prekni Notifications & Email (iOS 13.6) ose Notifications (versionet më të reja).

  2. Rrëshqitni në fund të ekranit dhe më pas aktivizoni Apple News Newsletter.

Për të ndaluar marrjen e buletineve, kthehuni tek ekrani Notifications & Email dhe më pas çaktivizoni Apple News Newsletter.

Shënim: Buletinet e personalizuara nuk ofrohen në të gjitha shtetet apo rajonet.

Shikimi i artikujve vetëm nga kanalet që ndiqni

Shkoni te Settings , prekni News, aktivizoni Restrict Stories te Today, pastaj konfirmoni zgjedhjen tuaj.

Shënim: Kufizimi i artikujve ul së tepërmi larminë e artikujve që shfaqen në buletinin Today dhe në buletine të tjera. Për shembull, nëse kufizoni artikujt dhe ndiqni një prej kanaleve me përmbajtje argëtimi, buletini juaj me temë Entertainment do të përmbajë vetëm artikujt e atij kanali. Kur i kufizoni historitë, nuk do të shikoni Top Stories dhe Trending Stories.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.