Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Caktimi i datës dhe i orës në iPhone

Si rregull, data dhe ora, që duken në ekranin Lock, caktohen automatikisht sipas vendndodhjes suaj. Nëse janë gabim, mund t'i rregulloni.

  1. Shkoni te Settings  > General > Date & Time.

  2. Aktivizoni një nga sa më poshtë:

    • Set Automatically: iPhone e merr automatikisht orën e saktë nga rrjeti dhe e përditëson për brezin orar ku ndodheni. Disa rrjete nuk e mbështesin orën nga rrjeti, prandaj në disa shtete apo rajone iPhone mund të mos jetë në gjendje ta përcaktojë automatikisht orën lokale.

    • 24-Hour Time: (nuk është e disponueshme në të gjitha shtetet apo rajonet) iPhone shfaq orët nga 0 në 23.

Për të ndryshuar datën dhe orën e parazgjedhur, çaktivizoni Set Automatically, pastaj ndryshoni datën dhe orën e shfaqur.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.