Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Menaxhimi i blerjeve tuaja të App Store, abonimeve dhe cilësimeve në iPhone

Në aplikacionin App Store , mund të menaxhoni abonimet dhe të shqyrtoni e shkarkoni blerjet që kryeni ju apo familjarët e tjerë. Mund dhe të personalizoni preferencat për App Store te Settings.

Miratimi i blerjeve me Family Sharing

Me Family Sharing të konfiguruar, organizuesi i familjes mund të shqyrtojë e të miratojë blerje të kryera nga familjarët nën një moshë të caktuar. Shikoni Aktivizimi i Ask To Buy në iPhone dhe Caktimi i kufizimeve të përmbajtjes dhe të privatësisë në pajisjen e një familjari.

Shfaqja dhe rishkarkimi i aplikacioneve të kualifikuara të blera nga ju ose familjarët

  1. Prekni butoni My Account ose foton tuaj të profilit djathtas lart, pastaj prekni Purchased.

  2. Nëse konfiguroni Family Sharing, prekni te My Purchases ose zgjidhni një familjar për t'i parë blerjet e tij.

    Shënim: Mund të shfaqni blerjet e kryera nga familjarët vetëm nëse ata zgjedhin t'i ndajnë me ju këto blerje. Blerjet e kryera me Family Sharing nuk mund të hapen pasi familjari largohet nga grupi i familjes.

  3. Gjeni aplikacionin që dëshironi të shkarkoni, pastaj prekni butoni Download.

Menaxhimi i abonimeve tuaja

Prekni butoni My Account ose foton tuaj të profilit djathtas lart, pastaj prekni Subscriptions.

Ndryshimi i cilësimeve të App Store

Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iTunes & App Store, pastaj kryeni një nga më poshtë:

  • Shkarkimi automatik i aplikacioneve të blera në pajisjet tuaja të tjera Apple: Nën Automatic Downloads, aktivizoni Apps.

  • Përditësimi automatik i aplikacioneve: Aktivizoni App Updates.

  • Kontrolli i internetit celular për shkarkimin e të dhënave: Për të lejuar përdorimin e internetit celular nga shkarkimet, aktivizoni Automatic Downloads. Për të zgjedhur nëse dëshironi t'ju kërkohet autorizim për shkarkimet mbi 200 MB ose të gjitha aplikacionet, prekni App Downloads.

  • Luajtja automatike e videove shqyrtuese: Aktivizoni Video Autoplay.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.