Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtimi ose heqja e një pajisjeje te Find My në iPhone

Përpara se të mund të përdorni aplikacionin Find My për të gjetur një pajisje të humbur iPhone, iPad, iPod touch, Apple Watch apo AirPods, duhet t'i shtoni këto te Find My.

Për iPhone, iPad, iPod touch, Mac (me MacoS Catalina) dhe Apple Watch, Find My përfshin një funksion të quajtur Activation Lock që pengon gjithkënd tjetër të aktivizojë e përdorë telefonin tuaj iPhone, edhe nëse ky shuhet krejtësisht. Shihni artikujt e Apple Support Activation Lock për iPhone, iPad dhe iPod touch, Rreth Activation Lock në Mac dhe Rreth Activation Lock në Apple Watch.

Shtoni një iPhone, iPad ose iPod touch

Për një pajisje me iOS 13 ose iPadOS 13 e lart, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Për një pajisje me iOS 12 e poshtë, shihni artikullin e Apple Support Konfigurimi i Find My iPhone në të gjitha pajisjet tuaja.

  1. Në iPhone, iPad ose iPod touch, shkoni te Settings  > [emri juaj] > Find My.

    Nëse ju kërkohet të identifikoheni, vendosni Apple ID tuaj. Nëse nuk keni të tillë, prekni “Don’t have an Apple ID or forgot it?” pastaj ndiqni udhëzimet.

  2. Prekni Find My [pajisja], pastaj aktivizoni Find My [pajisja].

  3. Aktivizoni një nga më poshtë:

    • Enable Offline Finding: Kur pajisja juaj nuk është e lidhur me Wi-Fi ose rrjetin celular, Find My mund ta gjejë duke përdorur Bluetooth.

    • Send Last Location: Nëse niveli i karikimit të baterisë së pajisjes suaj bie në nivele kritike, vendndodhja e saj i dërgohet automatikisht Apple.

Shtimi i një Mac

  1. Në Mac, zgjidhni menyja Apple  > System Preferences.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Me macOS Catalina: Klikoni Apple ID, më pas klikoni iCloud.

    • Me macOS 10.14 ose versione më të hershme: Klikoni iCloud.

    Nëse ju kërkohet të identifikoheni, vendosni Apple ID tuaj. Nëse nuk keni të tillë, klikoni “Don’t have an Apple ID or forgot it?” pastaj ndiqni udhëzimet.

  3. Zgjidhni Find My Mac, pastaj klikoni Allow.

    Kur zgjidhni Find My Mac në një Mac me macOS Catalina, aktivizohet Offline Finding. Offline Finding e lejon Mac që të lokalizohet duke përdorur Bluetooth kur Mac nuk është i lidhur me Wi-Fi. Për të çaktivizuar këtë opsion, klikoni Options, më pas klikoni Turn Off pranë Offline Finding.

Shtimi i Apple Watch ose i AirPods

  • Apple Watch: Çiftoni orën tuaj me një iPhone në të cilin jeni identifikuar me Apple ID tuaj.

  • AirPods: Çiftoni AirPods me një iPhone, iPad ose iPod touch me të cilin jeni i identifikuar me Apple ID tuaj.

Shtimi i pajisjes së një familjari

Pajisjet e familjarëve tuaj mund t'i shikoni te Find My nëse konfiguroni fillimisht Family Sharing. Shikoni Konfigurimi i Family Sharing në iPhone. Pajisjet e tyre shfaqen poshtë tuajës në listën Devices.

Te Find My nuk mund të shtoni pajisjet e shoqërisë. Shokët të cilëve u humbet pajisja mund të shkojnë te icloud.com/find dhe të identifikohen me Apple ID e vet.

Heqja e një pajisjeje

Kur hiqni një pajisje, Activation Lock çaktivizohet.

  • Heqja e një iPhone, iPad ose iPod touch: Në pajisje, shkoni te Settings > [emri juaj] > Find My, pastaj çaktivizoni Find My [pajisja]. Vendosni fjalëkalimin tuaj të Apple ID, pastaj prekni Turn Off. (Në iOS 12 ose versionet e mëhershme, shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud.)

  • Heqja e një Mac: Në Mac, zgjidhni menyja Apple > System Preferences. Klikoni Apple ID, klikoni iCloud (ose thjesht klikoni iCloud në macOS 10.14 ose versione më të hershme), më pas hiqni zgjedhjen e Find My Mac. Vendosni fjalëkalimin e Apple ID suaj, pastaj klikoni Continue.

  • Heqja e një Apple Watch apo AirPods: Çaktivizoni Apple Watch ose vendosini AirPods në kutinë e tyre. Pastaj, te Find My në iPhone, zgjidhni pajisjen jashtë linje dhe prekni Remove This Device, pastaj prekni Remove.

    Për të parandaluar rishfaqjen e Apple Watch ose të AirPods nga rishfaqja, shçiftojini te Bluetooth Settings në të gjitha pajisjet tuaja.

Shënim: Mund të hiqni gjithashtu iPhone, iPad, iPod touch ose Mac duke dalë plotësisht nga ajo pajisje te Settings ose System Preferences. Dalja çaktivizon të gjitha veçoritë e iCloud në atë pajisje. Shihni artikullin e Apple Support Çidentifikimi nga iCloud në iPhone, iPad, iPod touch, Apple TV ose Mac.

Heqja e një pajisjeje që nuk e keni më

Nëse nuk e keni më një pajisje pasi ia keni dhënë dikujt apo e keni shitur, duhet ta shuani në distancë përpara se t'ju jepet mundësia ta hiqni.

  1. Te lista Devices, prekni emrin e pajisjes që dëshironi të hiqni.

  2. Shuajeni pajisjen.

    Duke qenë se kjo pajisje nuk ju ka humbur, mos vendosni numër telefoni apo mesazh.

    Nëse pajisja është jashtë linje, shuarja në distancë fillon herën tjetër që ajo lidhet me Wi-Fi apo me rrjet celular. Do të merrni një email pasi pajisja të shuhet.

  3. Kur pajisja shuhet, prekni Remove This Device, pastaj prekni Remove.

    E gjithë përmbajtja juaj spastrohet, Activation Lock çaktivizohet dhe dikush tjetër tani mund ta aktivizojë pajisjen.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.