Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Kërkimi për foto në iPhone

Kur kërkoni në aplikacionin Photos , ju shikoni sugjerime për persona, vende dhe kategori fotosh për t’ju ndihmuar të gjeni atë që po kërkoni ose për të zbuluar përsëri një moment që e keni harruar. Shkruani një fjalë kyçe në fushën e kërkimit për t’ju ndihmuar të gjeni një foto specifike - p.sh. emrin e një personi, një datë ose një vendndodhje.

Pyet Siri. Thoni diçka si: “Show me photos from January 2010.” Mësoni si të pyesni Siri-n.

Skeda Search mbushet me sugjerime nga Moments, People dhe Places. Fusha e kërkimit ndodhet në krye.

Prekni skedën Search, pastaj prekni fushën e kërkimit në krye të ekranit për të kërkuar sipas sa vijon:

  • Datës (muajit apo vitit)

  • Vendit (qyteti ose shteti)

  • Emrave të biznesit (p.sh. muzetë)

  • Kategorisë (p.sh. plazh ose perëndim dielli)

  • Ngjarjeve (p.sh. lojërave sportive ose koncerteve)

  • Personit (p.sh. Lia ose Gordon)

Po kërkoni diçka më specifike? Përsosni kërkimin tuaj me shumë fjalë kyçe - thjesht vazhdoni të shtoni fjalë kyçe deri sa të gjeni foton që dëshironi. Kërkimi sugjeron po ashtu fjalë kyçe për t’i shtuar në kërkimin tuaj.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.