Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Lidhja e iPhone me internetin

Lidhni iPhone me internetin me anë të një rrjeti ekzistues Wi-Fi ose celular.

Lidhja e iPhone me rrjet Wi-Fi

  1. Shkoni te Settings  > Wi-Fi, pastaj aktivizoni Wi-Fi.

  2. Prekni një nga më poshtë:

    • Një rrjet: Vendosni fjalëkalimin, nëse ju kërkohet.

    • Tjetër: Lidhet në rrjet të fshehtë. Vendosni emrin e rrjetit të fshehtë, llojin e sigurisë dhe fjalëkalimin.

Nëse ikona Wi-Fi shfaqet në krye të ekranit, iPhone lidhet me rrjetin Wi-Fi. (Për ta verifikuar këtë, hapni Safari për të parë një faqe interneti.) iPhone rilidhet kur ktheheni në të njëjtën vendndodhje.

Lidhja me një Personal Hotspot

Nëse një iPad (modele me Wi-Fi + celular) apo iPhone tjetër ndajnë Personal Hotspot, mund të përdorni lidhjen e tyre të internetit celular.

Shkoni te Settings  > Wi-Fi, pastaj zgjidhni emrin e pajisjes që ndan Personal Hotspot.

Nëse ju kërkohet fjalëkalim në iPhone tuaj, vendosni fjalëkalimin që shfaqet te Settings > Cellular > Personal Hotspot në pajisjen që po ndan Personal Hotspot.

Lidhja e iPhone me rrjet celular

iPhone juaj lidhet automatikisht me rrjetin e të dhënave të operatorit tuaj nëse nuk ka rrjet Wi-Fi. Nëse iPhone nuk lidhet, kontrolloni sa më poshtë:

  1. Verifikoni nëse karta juaj SIM është e aktivizuar dhe e shkyçur. Shikoni Konfigurimi i shërbimit celular në iPhone.

  2. Shkoni te Settings > Cellular.

  3. Verifikoni nëse Cellular Data është aktive. Në modelet me Dual SIM, prekni Cellular Data, pastaj verifikoni linjën e zgjedhur. (Mund të zgjidhni vetëm një linjë për të dhënat celulare.)

Kur t'ju duhet lidhje me internetin, iPhone vepron si më poshtë, me radhë, derisa të kryhet lidhja:

  • Përpiqet të lidhet me rrjetin Wi-Fi të përdorur më së fundi

  • Tregon një listë për rrjetet Wi-Fi brenda zonës së mbulimit dhe lidhet me atë që zgjidhni

  • Lidhet me rrjetin e të dhënave celulare të operatorit tuaj

    Shënim: Nëse nuk ka një lidhje Wi-Fi me internetin, aplikacionet dhe shërbimet e iPhone mund të transferojnë të dhëna përmes rrjetit të operatorit tuaj celular, gjë që mund të rezultojë në tarifa shtesë. Kontaktoni me operatorin tuaj celular për informacion mbi çmimet e planeve tuaja tarifore celulare për të dhënat. Për të menaxhuar përdorimin e të dhënave celulare, shihni Shfaqja apo ndryshimi i cilësimeve celulare në iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.