Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Lëvizja dhe organizimi i aplikacioneve në iPhone

Risistemoni aplikacionet në ekranin Home, organizojini në dosje dhe lëvizni në faqe (ose ekrane) të tjera.

Lëvizja e aplikacioneve nëpër ekranin Home, në Dock ose në faqe të tjera

  1. Prekni e mbani një aplikacion në ekranin Home, pastaj prekni Edit Home Screen.

    Aplikacionet fillojnë të dridhen.

  2. Tërhiqni një aplikacion në një prej vendndodhjeve të mëposhtme:

    • Një vendndodhje tjetër në të njëjtën faqe

    • Dock në fund të ekranit

    • Një faqe tjetër (tërhiqni aplikacionin në anën e djathtë të ekranit). Mund t’ju duhet të prisni një sekondë që faqja e re të shfaqet. Pikat mbi Dock tregojnë se sa faqe keni dhe cilën po shfaqni.

      Aplikacionet që dridhen në ekranin Home me një shigjetë që tregon një aplikacion që tërhiqet për në faqen tjetër.
  3. Prekni Done (në iPhone me Face ID) ose shtypni butonin Home (modelet e tjera të iPhone).

Krijimi i dosjeve dhe organizimi i aplikacioneve tuaja

Mund t'i gruponi aplikacionet në dosje për t'ju ndihmuar t'i gjeni më lehtë në ekranin Home.

  1. Prekni e mbani një aplikacion në ekranin Home, pastaj prekni Edit Home Screen.

    Aplikacionet fillojnë të dridhen.

  2. Për të krijuar një dosje, tërhiqni një aplikacion mbi një tjetër.

  3. Tërhiqni aplikacione të tjera në dosje.

    Në dosje mund të keni shumë faqe aplikacionesh.

  4. Për të riemërtuar dosjen, prekni fushën e emrit, pastaj vendosni emrin e ri.

  5. Prekni Done (në iPhone me Face ID) ose shtypni butonin Home (modelet e tjera të iPhone).

Për të fshirë një dosje, tërhiqni të gjitha aplikacionet jashtë dosjes. Dosja fshihet automatikisht.

Resetimi i ekranit Home dhe i aplikacioneve në skemën e tyre origjinale

  1. Shkoni te Settings  > General > Reset.

  2. Prekni Reset Home Screen Layout. Çdo dosje që keni krijuar hiqet dhe aplikacionet që keni shkarkuar sistemohen në rend alfabetik pas aplikacioneve që kanë ardhur me iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.