Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Menaxhoni blerjet tuaja në iTunes Store dhe cilësimet në iPhone

Në aplikacionin iTunes Store , mund të shqyrtoni e shkarkoni muzikë, filma dhe emisione televizive që keni blerë ju vetë apo familjarët tuaj. Mund dhe të personalizoni preferencat për iTunes Store te Settings.

Miratimi i blerjeve me Family Sharing

Me Family Sharing të konfiguruar, organizuesi i familjes mund të shqyrtojë e të miratojë blerje të kryera nga familjarët nën një moshë të caktuar. Shikoni Ndarja e blerjeve me anëtarët e familjes në iPhone.

Shikoni e shkarkoni muzikë, filma apo emisione të blera nga ju dhe familjarët

  1. Tek iTunes Store, prekni More, pastaj prekni Purchased.

  2. Nëse konfiguroni Family Sharing, zgjidhni familjarin për t'i parë blerjet.

    Shënim: Mund të shfaqni blerjet e kryera nga familjarët vetëm nëse ata zgjedhin t'i ndajnë me ju këto blerje.

  3. Prekni te Music, Movies ose TV Shows.

  4. Gjeni artikullin që dëshironi të shkarkoni, pastaj prekni butoni Download.

Shikimi i të gjithë historikut të blerjeve në iTunes Store

Për të parë një listë kronologjike të aplikacioneve, këngëve, filmave, emisioneve, librave dhe artikujve të tjerë që keni blerë me Apple ID tuaj, shfaqni historikun e blerjeve në iTunes Store.

Në historikun tuaj të blerjeve, mund të kryeni një nga më poshtë:

  • Shihni kur është faturuar një porosi në llogarinë tuaj.

  • Shihni datën e një blerjeje.

  • Ridërgoni raportet e emaileve.

  • Raportoni një problem me përmbajtjen e blerë.

Ndryshimi i cilësimeve të iTunes Store

Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iTunes & App Store, pastaj kryeni një nga më poshtë:

  • Shkarkimi automatik i muzikës së blerë në pajisjet tuaja të tjera Apple: Nën Automatic Downloads, aktivizoni Music.

  • Kufizimi i shkarkimeve të iTunes Store vetëm kur ka lidhje Wi-Fi: Poshtë Cellular Data, çaktivizoni Automatic Downloads.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.