Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Lidhja e iPhone me kabllo me televizorin, projektorin apo monitorin

Me kabllon apo adaptorin e duhur, mund ta lidhni iPhone me ekranin, si p.sh. me televizor, projektor apo ekran kompjuteri.

  1. Lidhni një Lightning Digital AV Adapter ose Lightning to VGA Adapter në folenë e karikimit në fund të iPhone.

  2. Lidhni një kabllo HDMI apo VGA tek adaptori.

  3. Lidhni skajin tjetër të kabllos HDMI apo VGA tek ekrani dytësor (televizor, monitor apo projektor).

  4. Nëse është nevoja, kaloni në burimin e duhur të videos në ekranin tuaj dytësor. Nëse ju duhet ndihmë, përdorni manualin e ekranit.

Adaptorët kanë një fole shtesë që të mund të lidhni kabllon e karikimit dhe ta karikoni iPhone teksa është i lidhur në një ekran dytësor.

Për më shumë informacion, shihni artikullin e Ndihmës së Apple Rreth përshtatësve Apple Digital AV për iPhone, iPad dhe iPod touch.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.