Profesori
Profesor është titull shkencor për mësimëdhënësit ne arsimin e larte universitar, të cilët kanë treguar aftësi të veçanta ne fushen e tyre.
Në jetën e përditëshme, në shkollat e larta, te gjithe mësimëdhënsit thirren me këtë titull nga ana e studenteve. Por, titulli zyrtar "Profesor" jepet nga institucione të larta univesitare. Ne Shqipëri, kushtet qe duhen plotesuar nga nje person qe desheron te fitoje titullin "Profesor" percaktohen nga Ligji per Arsimin e Larte. Keto kerkesa ndryshojne periodikisht (perfshire numrin e botimeve, vitet ne mesimdhenie, etj.), megjithate kerkesat e pergjithshme jepen me poshte.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Termi "profesor" u përdor për herë të parë në fund të shekullit të 14-të për të nënkuptuar "dikush që jep mësim në një degë të dijes". Fjala vjen nga frëngjishtja e vjetër professeur (shekulli i 14-të) dhe drejtpërdrejt nga latinishtja professor, që nënkupton një "person që deklarohet ekspert në një fushë artistike ose shkencore; mësues i rangut më të lartë". Ky term latin rrodhi si emër veprues nga folja profiteri — "deklaroj hapur, pohoj". Si titull që vendoset para emrit, ai daton që nga viti 1706, ndërsa forma e shkurtuar "prof." është dokumentuar që nga viti 1838. Termi "profesor" është përdorur gjithashtu edhe me një kuptim tjetër: "dikush që deklaron/guxon të shprehë fenë e tij". Ky përdorim specifik i fjalës buron nga periudha elizabetiane, por sot është i vjetruar në Angli. [1]
Kriteret për të fituar titullin "Profesor" në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ministria e Arsimit në Shqipëri ka përcaktuar këto kerkesa te pergjithshme per te fituar titullin "Profesor":
- Grada e Doktor i shkencave ose nje grade ekuivalente me të,
- Nivel i lartë i dijes dhe njohurive ne lemin perkates. Kjo dëshmohet me botimet e teksteve universitare dhe publikimeve ne revista shkencore kombetare e ndërkombëtare,
- Pjesëmarrje në konferenca kombetare e ndërkombëtare dhe në aktivitete të tjera,
- Aftësi për udhëheqje akademike. Kjo dëshmohet me udheheqjen e kandidatëve per graden Master dhe Doktor i shkencave.
Në lëmin e arteve ose fusha të tjera ku nuk jepet grada Doktor i shkencave, kushtet per fitimin e titullit "Profesor" jane të veçanta.
Ne rastin e universiteteve private, bordi drejtues i universitetit percakton kriteret e nevojshme per titujt shkencore.
Tituj te tjere shkencore te rangut me te ulet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ David K. Knox "Socrates: The First Professor" Innovative Higher Education December 1998, Volume 23, Issue 2, pp 115–126